Skip to content Skip to footer

NË UDHËTIM ME XHUBLETËN

Jetëshkrimi i rrugëtimit dhe kontributit të Shoqatës Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare”

– 23 – 25 nëntor 2016 në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe dhe Pergjegjësin e Komunës z. Miljan Gjeka çel ekspoziten “Malësia 100 vjet ma parë” me 100 fotografi të vjetra, pasqyrim i jetës kulturore dhe shpirtërore të malësorëve ku dominonte xhubleta. Ekspozitë që u vizitu dhe vlersu nga i gjithë komuniteti, institucionet dhe mediat lokale.
– Me 30 janar 2018 nis fushatën “Emergjencë Kulturore” ku bëj thirrje për rriskun e dijebërjes së xhubletës. Kjo thirrje u shpërnda në rrjetet socjale dhe medjat lokale përfshi këtu Alb.Tv. USA në Amerikë e cila me mbështetjen e saj arriti të ndërgjegjsojë malësorët, trashëgimtarët gjenetik të xhubletës të cilët nisen të rikthejnë në vëmëndje xhubleten.
– Me 27 Shtator 2018 në ditën e Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me DRTK – Shkodër në ambjentet e lokalit “Tradita GEG & TOSKË”organizojmë simpoziumin shkencor “XHUBLETA”, ku veç kumtesës, prezantohem me ekspoziten shkencore “N’prehen t’xhubletës janë rritë zâmirat”. Ekspozitë e cila u vlersua së tepërmi nga pjesmarrësit dhe mediat lokale.
– Në nëntor të 2018 -ës i përgjigjem thirrjes së Ministrisë së Kulturës për projekte kulturore ku dhe fitoj me projektin “ Dijebërja e Xhubletës”.
– Me 20 mars 2019 lidhë kontraten me Ministrinë e Kulturës për projektin e fituar.
– Në nëntor të 2019 aplikoj sërisisht tek Fondi i Ambasadorève në thirrjet për projekte mbi Trashegimine Kulturore 2019 (AFCP) me prijektin “ Dijebërja e Xhubletës emergjencë kulturore”. Vlersohet shumë si projekti por nuk pranohet si person fizik për shkak të garancisë juridike, çka bëhet shkak për të themeluar shoqaten për të mbrojtur xhubleten.
– Në dhjetor të 2019 nis punën për themelimin e shoqatës ku pas rreth 6 muaj zvarritjesh kërkesa refuzohet për shkak të emrit.. “ Xhubleta Pasaportë e Identitetit Kulturor Kombëtar” të cilën e gjykuan si një emër i mbivlersuar, kopetencat e të cilit i takojnë vetëm institucioneve shtetërore.
– Në tetor të 2020 pas shkëputjes nga pandemia nis sërisht punën për themelimin e shoqatës tashmë me një tjetër emër.
– 29 dhjetor 2020 shpallet vendimi gjygjësor për themelimin e Shoqatës Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare”.
– Me 7 shkurt 2021 organizohet aktiviteti kulturor i prezantimit të Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në Bregun e Shpellës së Frashnit. Bajzë.
– Me 8 mars 2021 në ditën ndërkombëtare të gruas konformë të gjitha rregullave strikte të përcaktuara nga sheti për shkak të pandemisë, organizojmë aktivitetin kulturor “Qëndresa e Malësores nën Petkun e Xhubletës” , aktivitet i cili u anullu nga policia edhe pse institucioni i Bashkisë e kishte dhënë miratimin e saj.
– Me dt. 10 nëntor 2021 Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” organizon simpoziumin shkencor “ Xhubleta Pasaportë e Identitetit Kulturor Kombëtar” me pjesmarës nga të gjitha trevat shqiptare ku ruhet dhe trashëgohet xhubleta. Në këtë simpozium ishin të ftuar Ministria e Kulturës dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe lokale të Qarkut Shkoder dhe Lezë. Projekti pati një vlersim të jashtzakonshëm mediatik , publik dhe institucional.
– Me 28 Nëntor 2021 Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” me ftesë të Shoqatës Atdhetare “Nënë Tereza” në Namur të Belgjikës marrin pjesë në aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar si dhe në nder dhe kujtim të heroit kombëtar Adem Jashari, me rastin e datëlindjes së tij. Për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Belgjikës, Xhubleta e Alpeve Shqiptare, ky petk i lashtë i gegnisë shpalos vlerat e saj kulturore si pasuri kombëtare e Shqiptarëve, krah Fustanellës fisnike të toskërisë.
– Me 20 dhjetor 2021, Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe si dhe Gjimnazin “Dodë Kaçaj” Bajzë organizojnë aktivitetin kulturor “Rrnon Tradita në Malësi të Madhe” ku xhubleta mori vlersim dhe indicje akoma më të madhe.
– Me 25 shkurt 2022 Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” boton librin “Xhubleta Pasaportë e Identitetit Kulturor Kombëtar” me kumtesat dhe materjalet studimore të paraqitura në simpoziumin me të njëjtin titull të organizuar muaj më parë në Biblioteken e Universitetit “ Luigj Gurakuqi” Shkoder.
– Me dt. 3 Mars 2022 Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” ftohet dhe merr pjesë në Kuvendin Kombëtar “ Rrënjët tona” ku prezantohet me dokumentarin “Xhubleta Pasaportë e Identitetit Kulturor Kombëtar”. Në këtë Kuvend veç kumtesës prezanton për publikun edhe librin me të njëjtin titull i cili u pa me interes të veçantë nga studjuesit.
– Me dt. 26. Maj 2022 Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në bashkëpunim me Gjimnazin “ Dodë Kaçaj” – Bajzë dhe kujdesin e veçantë të mësues Florina Laçaj organizojnë veprimtarinë projektin ndërlëndor “Dasma Malësore” Aktivitet sensibilizues dhe promovues në kuader të nismës “Rrnon Tradita në Malësi të Madhe”.
– Me dt. 9 dhjetor 2022 Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë në ambjentet e muzeut pranë varrit Gjergj Kastriori Skënderbeu organizojnë aktivitetin kulturor “ Xhubleta në Unesco”.
– Po me dt. 9 dhjetor 2022 Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës realizojnë projektin “Xhubleta Pasuri Kombëtare nën mbrojtjen e UNESCOS”
– Me dt. 20 dhjetor 2022 në kuader të pranimit të xhubletës në Unesco, Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në Bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizojnë në Pallatin e Brigadave aktivitetin më të madh kulturor me fokus xhubleten “Dijebërja e Xhubletës një pasuri që duhet të ruhet”. Aktivitet që i dha madhështinë e merituar kësaj pasurie kombëtare. Në këtë aktivitet Dijebërja e Xhubletës u demostrua me punë dore nga gratë artizane të veshura me xhubleta dhe mjete pune të siguruara nga vetë shoqata si vlerë e shtuar ndaj këtij sensibilizimi mbarë shtetnor.
– Me dt. 23 dhjetor Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” bën promovimin më të madh mediatik me xhubletën e për xhubletën. Frohet nga moderatori i suksesshëm Ardit Gjebrea në emisionin “E djela shqiptare” për të shoqëruar Ministren e Kulturës Elva Margariti në prezantimin e suksesit të arritjes së madhe të pranimit të xhubletës shqiptare në Unesco. Program i cili u transmetua ditën e Krishtëlindjeve me dt. 25 dhjetor 2022.
– Me dt. 8 shkurt 2023 Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe dhe ZA vendore Malësi e Madhe në kuader edhe të pranimit të xhubletës në Unesco finalizojnë projektin e kthyer në traditë “Rrnon tradita në Malësi të Madhe” ku prioritet ju dha xhubletës si trashëgimi e gjallë e malësorëve e cila hyri në mbrojtje të Unescos.
– Me dt. 19. maj 2023 Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare”me ftesë të zyrës së BE. Tiranë merr pjesë në organizimin e projektit “Java e Evropës 2023” Shkodër nga ku nisi turin e saj nëpër Shqipëri me xhubletën.
– Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” ka një sërë bashkëpunimesh të tjera kulturore të realizuara në Malësi të Madhe, Shkodër, Lezhë, Ulqin, Tuz, Triesh, Belgjikë, Tiranë e më gjërë.
– Në emër të Shoqatës Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” kam marrë pjesë në shumë emisione televizive lokale, kombëtare e ndërkombëtare ku kam promovuar dhe mbrojtur me forcë vlerat e xhubletës si pasuri e paçmuar kulturore e shpirtërore kombëtare.
Gjatë këtyre përpjekjeve kam shkruar një sërë materjalesh shkencore dhe publicistike ku kam pasqyruar vlerat e xhubletës, një pjesë e mirë e të cilave janë botu në gazeta të printuara dhe elektronike.

Në jetëshkrimin e saj Shoqata Kulturore “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” ka projekte të hapura :
-Dixhitalizimin e Dijebërjes së Xhubletës (projekt i mbetur në tentativë për mungesë fondesh nga M. e Kulturës.
-Kurset praktike të riciklimit të xhubletave egzistuese në Malësi të Madhe e jo vetëm.
-Hapja e një punishteje për të ruajtur dhe kultivuar në praktikë këtë dijebërje e cila mbetet akoma e rriskuar.

Leave a comment